Kulaç i ngrohtë i lyer me vezë

Brumera

Përbërësit për brumin :

1 gotë uji qumësht

1 gotë e gjysmë uji pana

2 vezë të ndara (1 vezë e plotë dhe një e bardhë)

3 lugë gjelle mjaltë

4 lugë gjelle gjalpë i shkrirë

1 lugë çaji kripë

1 lugë e gjysmë çaji me maja të thatë

3-4 gota uji miell

Përbërësit për mbushjen :

1 gotë e gjysmë uji sheqer

1 gotë e gjysmë uji miell

1 gotë e gjysmë uji me gjalpë të zbutur

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja :

Ngrohni furrën në 180 gradë dhe vendosni një letër pjekje tek tava ku do piqni kulaçin.

Në një tas bashkoni majanë me qumështin e vakët dhe lëreni derisa të krijojë një ajkë në sipërfaqe.

Ndërkohë miellin e keni hedhur në një enë tjetër dhe në mes keni hapur një gropë.

Aty hidhni qumështin me majanë, gjalpin, mjaltin dhe të bardhat e vezëve.

Fillimisht ta përzieni me një pirun derisa brumi të lidhet pak.

Më pas punojeni me duar që sipërfaqja të jetë e lëmuar dhe të mos ngjisë.

Vendoseni në një tas të lyer me vaj dhe lëreni të pushojë derisa të dyfishojë volumin e tij.

Gjatë kësaj kohe, përgatisni mbushjen e kulaçit.

Në një tas hidhni përbërësit dhe punojeni me duar lehtë.

Masa duhet të jetë e shkrifët dhe e shkëlqyeshme nga gjalpi.

Brumin e kulaçit ndajeni në katër pjesë, dhe hapeni secilën në një petë të trashë.

Hidhni pak nga mbushja dhe paloseni në gjysmë.

Këtë petë të mbushur hapeni me kujdes që mbushja të mos derdhet, në një petë të trashë

Përsërisni hapat derisa të mbaroni petët.

Vendosini tek tava dhe përgatisni vezën për të lyer sipërfaqen e tyre.

Piqini për 30-35 minuta ose derisa të kenë marrë një ngjyrë të lehtë të artë.

Lërini të ftohen pak dhe mund t’i shërbeni plot shije.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *