INGREDIENTËT
- 500 ml qumësht
- 5-6 lugë sheqer
- 1 bustinë vanilje
- 3 kokrra vezë
UDHËZIMET
Në një tenxhere,vëmë qumështin, sheqerin dhe vaniljen, të valojnë në flakë të ulët.
Ndërkohë, rrahim vezët me rrahësen e vezëve , derisa të bëhen si shkumë.
Shtojmë qumështin e valuar pa ndaluar përzierjen e vezëve.
Shpërndajmë masën në 6 forma që durojnë nxehtësinë e furrës dhe i futim në furrë, të cilën e ndezim në 120 gradë.
I pjekim për 20 minuta në temperaturën 120° C, më pas 10 minuta të tjera në temperaturën 180° C dhe së fundi, 5 minuta në 210 °C.
I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas i vendosim në frigorifer jo më pak se 3 orë.