Komposto molle

Komposto

Përbërësit për 4-5 persona:

  • 500 gramë mollë
  • 1 gotë uji sheqer
  • 1 filxhan kafeje verë
  • lëndë aromatike
  • 1 litër ujë
  • pak limontoz

Përgatitja: 

Mollët pasi t’i lajmë mirë, i qërojmë ose i lëmë të paqëruara, i presim përgjysmë, u heqim farat dhe çdo gjysmë e presim në feta. Gjatë pastrimit, që të mos nxihen i vendosim në një enë me ujë të ftohtë e limontoz. Lëkurat dhe farat bashkë me zemrën, i hedhim në një tenxhere me ujë të valuar dhe i lëmë të ziejnë  10-12 minuta. Më pas, kullojmë lëngun, i hedhim sheqer, e vëmë në zjarr dhe i lëmë derisa të marrin valë. Më vonë, hedhim mollët e përgatitura. I lëmë të ziejnë 5-10 minuta sipas llojit të mollëve, në qoftë se zbuten shpejt, i heqim nga zjarri menjëherë sapo të marrin valë. Për aromë, kompostos mund t’i shtojmë pak kanellë ose karafil. Ndërsa për të përmirësuar shijen, kur kompostoja të jetë ftohur, i hedhim pak verë të kuqe të ëmbël.

*GOslim & Matcha Slim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Articles You May Like

Reçel me boronica
Supë me pulë e hudhra
Gjellë me bathë
Biskota të kripura me borzilok
Akullore me kakao

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *