Kofshë qengji e pjekur në furrë

Pjata kryesore

Përbërësit për 6 persona:

  • 1 kofshë qengji
  • 60 g gjalpë
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 1.5 kg patate
  • vaj
  • kripë dhe piper

Përgatitja:

Kofshës së qengjit i hiqet kocka dhe pastrohet nga cipa e tepërtat dhe damarët. Me një thikë me majë i bëhen disa shpime në sipërfaqe, të cilat mbushen me thelpinj hudhre, pak kripë dhe piper dhe lyhet mirë me yndyrë, në anë dhe në vendet e shpuara. Lidhet mirë me spango e vihet në furrë mesatare që të piqet afërsisht një orë e gjysmë. Herë pas here spërkatet me lëngun e vet. Priten dy copa për racion e shërbehet me patatet e skuqura.

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2Mhvq7i
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/3dGh9MD
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZyeBYO
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/2M9uXUv