Perberesit :
1 lugë vaj ulliri
6 kofsha pule
1/2 filxhan krem kosi
1 lugë çaji salcë tandoori
Xhenxhefil
50 gr gjalpë i pakripur
2 speca të gjelbër
400 gr domate e konservuar
1/2 filxhan kopër e copëtuar
2 gota kos grek
2 karafil hudhër
2 lugë çaji salcë domate
2 gota supë pule
Lëng prej 1 limoni
1 kastravec i prerë
lime dhe majdanoz për të shërbyer
1 qepë
Pergatitja:
1.Ngrohni vajin në një tavë të madhe mbi nxehtësi të lartë.
2.Vendosni kofshat e pulës dhe lerini të piqen për 6 minuta ose deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë, pastaj hiqini nga tava dhe vendosni mënjanë.
3.Shtoni qepë, hudhër, xhenxhefil dhe gjalpë dhe ulni nxehtësinë e zjarrit.
4.Gatuajini për 5 minuta ose deri sa qepa të zbutet.
5.Shtoni tandoori dhe domatet e konservuara, pastaj shtoni lëngun e supës dhe salcën e domateve.
6.Ktheni mishin e pulës në tavë dhe rrisni nxehtësinë.
7.Ulni nxehtësinë dhe lereni tiganin me salcat të ziejnë për disa minuta deri sa salcat të vlojnë.
8.Në një tas kombinoni kos, kopër dhe lëng limoni.
9.Pasi të keni nxjerrë mishin nga furra shërbejeni me salcën e gatuar, me kastravec dhe kombinimin e kosit, koprës , limonit .