Kek me banane dhe Nutella

Embelsira

Përbërësit:

250 gr gjalpë i shkrirë
250 gr sheqer
2 vezë
1 lugë kafeje vanilje
300 gr miell
1 lugë kafeje sodë gatimi
3 banane
2 filxhanë me Nutella

Përgatitja:

Përgatisni furrën në 180 gradë. Më pas lyeni me gjalpë e miell tepsinë e kekut. Në një enë të madhe vendosni gjalpin, sheqerin dhe përziejini mirë para se të shtoni vezën dhe vaniljen. Duke vazhuar përzierjen shtoni miellin dhe sodën. Më pas shtoni bananen e shtypur, deri sa të krijohet një masë homogjene.

Shtroni 1/3 e brumit të krijuar në tepsi. Sipër tij shtoni një shtresë me Nutella. Vazhdoni të njëjtën procedurë deri sa mbarojë masa. Kujdesuni që shtresa e fundit të jetë me brumë dhe jo me Nutella.

Piqeni në furrë për 50 minuta, ose deri sa të shikoni se është gati. Lereni rreth një orë për t’u ftuar dhe më pas nxirreni nga tepsia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *