Kasatë me biskota dhe cokollatë

Embelsira

Përbërësit

400 ml krem qumështi (pana për ëmbëlsira)

170 ml qumësht i kondesuar (qumësht panda)

200 gr çokollatë e zezë

100 gr biskota të vogla

Kakao

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete thërrmoni me duar biskotat në një enë të thellë dhe shkrini 100 gr çokollatë.

Ndërkohë në një tjetër enë shtoni panën dhe përziejeni me anë të rrahseve elektrike.

Kur kjo e fundit të ketë marrë formën e një kremi, shtoni qumështin e kondesuar dhe vazhdoni me përzierjen.

Teksa përzieni në mënyrë që të gjithë këta përbërës të jenë homogjenë e sa më të bashkuar, shikoni nëse cokollata ka shkrirë.

Pasi të ketë shkrirë, lëreni të ftohet paksa dhe më pas hidheni tek ena ku përgatitët kremin.

Përzieni të gjithë masën me anë të një spatula duke shtuar pak nga pak edhe 100 gr cokollatë të grirë me rede ose copëza të vogla të saj.

Në fund shtoni edhe biskotat e thermuara dhe vazhdoni me përzierjen e masës nga lart poshtë.

Bëni gati një tavë drejtkëndëshe ose rrumbullarë dhe mbulojeni me qese plastike kuzhine ose letër kuzhinë.

Shtoni brenda saj të gjithë masën e kremit që përgatitët duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtëshme në tavë.

Futeni në frigorifer për të paktën 6 orë dhe kur ta nxirrni, hiqeni me kujdes nga tava, largoni qesen mbështjellëse dhe spërkateni me kakao e thërrime cokollate.

Mund ta ndani në feta të holla dhe ta servirni sipas dëshirës tuaj.

Kjo ëmbëlsirë mund të shoqërohet edhe me reçel qershie sipër.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *