Kasata me fruta në kushte shtëpie

Embelsira

INGREDIENTËT:

  • Kivi
  • Luleshtrydhe
  • Boronica
  • Pjeshkë
  • Mango
  • Lëng sipas dëshirës (Fanta, Coca-Cola, lëng frutash, Sprite)

UDHËZIMET:

Lajmë frutat, i qërojmë sipas nevojës dhe i ndajmë në copa jo shumë të vogla.

Kivit i ndajmë në feta të rrumbullakëta, luleshtrydhet, pjeshkët dhe mangon i ndajmë në feta.

Mbushim gotat e zgjedhura plot me fruta duke i ngjeshur pak me dorë.

Shtojmë avash avash lëngun, i kontrollojmë format që të jenë të mbushura mirë deri në fund dhe të mos kenë hapësira.

U vëmë nga një shkop akulloresh dhe i lëmë në frigorifer në ngrirje për një natë.

Nëse nuk keni gota të posaçme, mund të përdorni gota kosi bosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *