Përbërësit :
Per 4 persona:
1 | 600-800 gr. Karkaleca |
2 | 100 ml Gjalpë |
3 | 2 thelpinjë Hudhra |
4 | Pak Kripë |
5 | Pak Piper të zi |
6 | Pak Piper rozë |
7 | Një tuf e vogël Majdanoz |
Udhëzimet :
Pastroni karkalecat vetëm nga zhgualli dhe fija e zezë duke i bërë një të çarë vertikale në kurrizë. Në barkë i bëni një te prerë të vogël që gjatë pjekjes karkalecat mos të mblidhen.
Gjalpin shkrijeni në një ënë ku do te shtoni dhe 2 thelpinjë hudhër të grirë imët dhe sapo të filloj të shkrihet hiqeni nga zjarri dhe bashkoni majdanozin e grirë imët.
Rreshtoni karkalecat në një tavë. Kriposini piperosni dhe shtoni sipër piper rozë. Sperkatini komplet me gjalpin e aromantizuar me hudhër dhe majdanoz dhe vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200 grad për 15 minuta jo më shumë pasi ju thahen nesë i keni karkaleca të mëedhenjë si të mitë, ndryshe nëse janë të vegjël lërini dhe më pak. Shërbejini me majdanoz të freskët. Salcë tartar dhe ullinjë.