Përbërësit:
- 400 gr kallamarë
- 10 karkaleca të qëruar
- miell gruri
- vaj ulliri
- kripë
Përgatitja:
Lyejmë mirë me miell kallamarët dhe karkalecat dhe i vendosim larg njëri – tjetrit, në një tavë të veshur me letër furre.
U hedhim pak vaj dhe i fusim në furrë me ventilim me 200 gradë për 10 minuta; pas 5 minutash, i kthejmë nga ana tjetër vetëm karkalecat.
Mbasi përfundon koha e caktuar, në qoftë se nuk janë zverdhur e forcuar sa dëshirojmë, mund t’i kalojmë pak në grill.

Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6