PËRBËRËSIT:
2 kunguj
2 karota
2 domate,
1 filxhan çaji me oriz
pak mish të grirë
kopër
nenexhik
piper
50-70 gjethe rrushi
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
PËRGATITJA:
Si fillim zieni gjethet e rrushit me pak ujë.
Ndërkohë në një tas grini kungujt, karotat dhe domatet. Mund të përdorni renden ose t’i prisni në kubikë sa më të vegjël.
Tek tasi shtoni gjithashtu orizit, mishin e grirë (nëse dëshironi mund të mos e përfshini në recetë), koprën dhe nenexhikun e grirë.
Përziejini mirë me ndihmën e një luge dhe jepini shije mbushjes me kripë dhe piper të zi.
Kur gjethet e rrushit të jenë zbutur, largojini nga zjarri dhe kalojini në një tas tjetër me pak nga uji.
Pasi të jenë ftohur pak merrni një e nga një gjethet e rrushit dhe mbushini me përzierjen që përgatitët.
Mundohuni që t’i mbështillni sa më mirë në mënyrë që gjethet të mos çahen e mbushja të derdhet.
Japrakët t’i shtroni në një tavë të lyer me vaj ulliri dhe t’i spërkatni sipër po me vaj.
Më pas shtoni ujë nga ai ku ziet gjethet e rrushit derisa të shihni që japrakët janë mbuluar.
Futeni për ta pjekur në furrë të ngrohur në 200 gradë për 30-40 minuta.