Përbërësit
500 gr bathë
2-3 qepë të njoma
3 domate
1 l lëng mishi
Vaj ulliri
Kripë
Koper
Përgatitja
Për të nisur me këtë recetë grini hollë qepët e njoma dhe vendosni tenxheren ne zjarr me pak vaj.
Hidhni në të në fillim kokat e qepëve dhe sapo të zbuten shtoni bishtat e tyre.
Pas disa minutash duke i trazuar, shtoni bathët dhe domatet e grira.
Lërini në zjarr derisa domatja të skuqet dhe në fund shtoni lëngun e mishit, kripën dhe një tufë koper.
Në mungesë të lëngut të mishit mund ta zëvëndësoni me një dado.
Mjafton t’i zieni të gjitha për 40 minuta në zjarr të avashtë.
Ndiqni procesin e zakonshëm të gatimit të gjellrave dhe sipas dëshirës mund të shtoni edhe mish.
Kur gjella të jetë gati hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni sipas dëshirës.
Mund t’i konsumoni fare mirë të ngrohta apo t’i ruani në frigorifer.