Gjellë me bamje

Perime

Serviret për (persona):5 Persona

Përbërësit

  • 500 gr mish
  • 1,5 kg bamje
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 2 kokrra qepë
  • 4-5 kokrra domate
  • kripë, piper i zi
  • 2-3 lugë gjelle uthull
  • majdanoz.
Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Bamjet pastrohen duke u prerë bishtin në formë konike, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për disa kohë që t’u zbutet pushi.
  2. Copat e mishit skuqen bashkë me qepët e grira hollë,pastaj shtohen domatet ose salcë domatesh.
  3. Pasi të jenë skuqur të gjitha së bashku, u hidhet kripë, piper i zi, fletë dafine dhe zihen në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
  4. Në qoftë se mishi është i qengjit në të njëjtën kohë me të vihen edhe bamjet, kurse në qoftë se mishi është i madh, atëherë bamjet vihen më vonë. Bamjet shpërlahen, kullohen dhe skuqen pak në nje tigan me pak vaj.
  5. Në një tenxhere të cekët shtrohen feta domatesh, rreth e qark bamje të reshtura me bisht anash dhe majat në mes, duke spërkatur çdo rresht me majdanoz e piper të zi.
  6. Në mes të tenxheres në vendin e zbrazët, pa bamje, vendoset mishi, hidhet lëngu, vihet brenda një pjatë porcelani e përmbysur në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj kapaku.
  7. Gjella vihet në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati.
  8. Në fund ajo vendoset në pjata duke u hedhur sipër lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.
  9. Ju befte mire
Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Supë kremoze me fasule të bardha
Penne me ton dhe ullinj
Pica 4 stinet
Kokteil Mai Tai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *