Gjella me qepë dhe speca

Perime

Përbërësit

3 qepë mesatare

6 speca jeshil

2 thelbi hudhër

500 gr domate të qëruara ose salcë

Piper i zi

Spec i kuq djegës

Vaj ullir

Kripë

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, prisni hollë të gjithë përbërësit.

Më pas në një tenxhere shtoni vaj ulliri bashkë me qepët e grira hollë dhe lëreni të gatuhen në zjarr mesatar për 4-5 minuta.

Pas kësaj shtoni hudhrën, specat jeshil të cilët po ashtu duhet të jenë të prerë hollë dhe lërini të gatuhen për 8-10 minuta derisa të zbuten.

Përzieni derisa të gjithë përbërësit të fillojnë të skuqen dhe shtoni pipër të zi, kripë dhe spec djegës të bluar.

Në fund shtoni 500 gr domate të qëruara të cilat duhet t’i shtypni me duar ose salcë domatesh.

Lëreni tenxheren në zjarr për 15 minuta. derisa të gjithë përbërësit të jenë zbutur dhe të jenë bashkuar me njëri tjetrin.

Nëse e dëshironi më të ujshme gjellën tuaj mund të shtoni edhe më shumë domate dhe ta lini gjellën të ziejë edhe pak.

Për ta shërbyer hidheni në një pjatancë dhe shoqërojeni me bukë të thekur.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *