Perberesit:
1 kg miell
500 gr sheqer
750 ml vaj ulliri
Pak kripë
7-8 lugë gjalpë të shkrirë
Pergatitja:
1. Bëjmë sherbetin me një gotë sheqer dhe gjysëm gotë ujë.
2.E ziejmë 3-4 minuta pas valës që merr dhe e lemë të ftohet. Tek sherbeti hedhim dhe pak kripë.
3.Sitim miellin, shtojmë pjesën tjetër të sheqerit dhe bëjmë gropëza në të me lugë.
4.I mbushim ato me vaj e sherbet dhe i përziejmë avash pa e ngjeshur.
5. Me majat e gishtave e shkërmoqim deri sa brumi merr formën si në foto.
6.I hedhim gjalpin lart dhe e pjekim me 180 gradë C deri sa ka marrë ngjyrë ( rreth 1 orë ose pak më shumë).