Serviret për (persona):2 Persona
Përbërësit
- 3 kokrra domate.
- 5 spec jeshil.
- 2 thelpinj hudhër.
- 5 lugë gjelle gjizë.
- 3 kokrra vezë.
- kripë.
- piper i zi.
- piper i kuq.
- 2 lugë gjelle vaj ulliri.
Udhëzimet
- Skuqni specat në një tigan të thellë me vajin e ullirit.
- Pasi të jënë zbutur pak shtojini 2 thelpi hudhër dhe pak kripë.
- Më pas shtoni domatet e prera në kubikë dhe të qëruara nga lëkura, piper të zi, piper të kuq.
- Shtoni gjizën dhe përzijeni.
- Më pas shtoni vezët, me ngadalë në mënyrë që të mos priten nga nxehtësia.
- Shërbejeni të ngrohtë.