Përbërësit:
500 g speca 4 domate 1 qepë 2 hudhra 300 g gjizë Vaj ulliri Trumzë Kripë Piper
Pergatitja :
Pastrojmë dhe presim specat në copa, gjithashtu edhe qepë, hudhrën dhe domatet pasi u kemi hequr lëkurën në ujë të nxehtë. Në tigan kaurdisim specat me pak kripë dhe më pas i heqim nga tigani, po aty shtojmë qepën , kripë, piper, domaten dhe trumzë. E ziejmë disa minuta dhe në fund shtojmë gjizën dhe specat.