Fasule furre me mish pule

Pjata kryesore

Përbërësit
Per 4 persona

1 Qep
200 gr. Fasule
4 Pjesë pule
2 lugë Vaj ulliri
2 lugë Gjalpë
2 gjethe Dafinë
3-4thelpinjë Hudhra
disa degë Trumëz
Sa mjaftonë Kripë
Sa mjaftonë Piper të zi

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Pergatitja :

Lërini fasulet në ujë për më shumë se 4 orë në këtë mënyrë do njomën dhe tretja e tyre pasi i keni konsumuar do jetë më e lehtë.

Më pas vendoseni të ziejnë në ujë me kripë derisa të jenë gati. Kullojini.

Veçmas zieni mishin e pulës me gjethe dafine dhe disa thelpinjë hudhër derisa të  jete gati rreth 15 -20 minuta i duhen.

Vendosni gjalpinë të shkrihet sëbashku me vajin e ullirit, shtoni dhe  gjethet e trumzës. Vendosni copat e pulës të thekërisën nga te dy anët. Kur të jenë gati hiqini dhe ruajini mënjanë. Te i njëjti tigan kaurdisni qepën e grirë imët sëbashku me hudhrat e prera në feta dhe sapo të fillojë të zverdhet bashkoni fasulet e kulluara nga uji. Kaurdisni për pak minuta që shija e tyre të pasurohet me aromën e mirë të qepës dhe gjalpit dhe kur e shikoni që janë mjaftueshëm kriposini, piperosni vendosni dhe mishin që lamë mënjanë. Shtoni dhe 4-5 garuzhe nga lëngu i pulës dhe trasferojeni përgatitjen në furrën e ngrohur me parë në 180°C për 45-50 minuta ose  derisa sipërfaqa të jetë ajkosur. Nëse e doni me më shumë lëngë mund ti shtoni akoma me shumë lëngë pule në të kundërtërn mund ta lini akoma në furrë nëse e dëshironi të thatë.

Shërbejni me feta buke të thekur.

Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Penne me ton dhe ullinj
Supë kremoze me fasule të bardha
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Pica 4 stinet
Kokteil Mai Tai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *