Çaji bananes per stresin zemren dhe syte

Shendeti & Keshilla

Përfitimet shëndetësore të çajit të bananes

1. Lehtëson depresionin dhe stresin

Çaji i bananes përmban dopamin dhe serotonin, neurotransmetuesit e ndjesive të mira ! Nivelet e larta të dopaminës, serotoninës dhe triptofanit në çajin e bananës mund të ndikojnë gjithashtu pozitivisht në cilësinë e gjumit.

2. Shëndeti i syve
Karotenoidet (zeaxanthin dhe lutein), të pranishme në çajin e  bananes ndihmojnë në ruajtjen e qelizave të shëndetshme dhe reduktojnë dëmtimin oksidativ.

3. Ndihmon me tretje
Kaliumi dhe magnezi ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të muskujve të butë, veçanërisht në traktin e tretjes. Gjithashtu, ky çaj  mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut, dhimbjeve të barkut fryrjes etj.

4. Shëndeti i zemrës
Prania e fibrave të tretshme ndihmon në parandalimin e grumbullimit të kolesterolit të keq në arterie!  Çaji bananes  gjithashtu ka një ndikim pozitiv në nivelin e presionit të gjakut për shkak të përmbajtjes së tij të kaliumit, gjë që pakëson efektin e natriumit.

Perberesit per cajin:

  • 1 banane e pjekur
  • 1 litër ujë
  • Një majë kanelle (me dëshirë)

Pergatitja per cajin:

  • Valoni ujin.
  •  Hiqni me thikë 2 skajet e bananes dhe shtojeni në ujin që valon pa e zhveshur nga lëkura.,
  •  Ziejeni  për 10 minuta.
  • Kullojeni ujin dhe shtoni pak kanellë për t’i dhënë shije. Këtë çaj mund ta pini para gjumit ose gjatë ditës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *