Përfitimet shëndetësore të çajit të bananes
1. Lehtëson depresionin dhe stresin
Çaji i bananes përmban dopamin dhe serotonin, neurotransmetuesit e ndjesive të mira ! Nivelet e larta të dopaminës, serotoninës dhe triptofanit në çajin e bananës mund të ndikojnë gjithashtu pozitivisht në cilësinë e gjumit.
2. Shëndeti i syve
Karotenoidet (zeaxanthin dhe lutein), të pranishme në çajin e bananes ndihmojnë në ruajtjen e qelizave të shëndetshme dhe reduktojnë dëmtimin oksidativ.
3. Ndihmon me tretje
Kaliumi dhe magnezi ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të muskujve të butë, veçanërisht në traktin e tretjes. Gjithashtu, ky çaj mund të ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut, dhimbjeve të barkut fryrjes etj.
4. Shëndeti i zemrës
Prania e fibrave të tretshme ndihmon në parandalimin e grumbullimit të kolesterolit të keq në arterie! Çaji bananes gjithashtu ka një ndikim pozitiv në nivelin e presionit të gjakut për shkak të përmbajtjes së tij të kaliumit, gjë që pakëson efektin e natriumit.
Perberesit per cajin:
- 1 banane e pjekur
- 1 litër ujë
- Një majë kanelle (me dëshirë)
Pergatitja per cajin:
- Valoni ujin.
- Hiqni me thikë 2 skajet e bananes dhe shtojeni në ujin që valon pa e zhveshur nga lëkura.,
- Ziejeni për 10 minuta.
- Kullojeni ujin dhe shtoni pak kanellë për t’i dhënë shije. Këtë çaj mund ta pini para gjumit ose gjatë ditës