Byrek me presh dhe mish

Brumera

Përbërësit për brumin:

500 gr miell

kripë

ujë

Përbërësit për mbushjen:

1 kg presh

400 gr mish viçi

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

3 lugë supe me salcë domate

piper të zi

niseshte për të hapur petët

Pergatitja :

Në një tavë apo sipërfaqen e tavolinës hidhni miellin dhe në mes të tij hapni një gropë.

Hidhni ujin me kripën dhe punojeni lehtë derisa të formohet brumi i plotë i byrekut.

Ndajeni të gjithë brumin në 12 kulaçka të vogla sa një kokërr vezë.

Mbulojini ato më një pecetë që të mos thahen dhe ndërkohë përgatisni mbushjen.

Vendosni në zjarr nj tigan dhe aty skuqni mishin e viçit të prerë në copa.

Kur mishit të ketë marrë ngjyrë shtoni preshin e grirë në feta të holla dhe përziejeni herë pas here.

Preshi duhet të skuqet derisa të ulet volumi i tij e më pas shtoni salcën e domates.

Lëreni të ziejë për disa minuta dhe më pas hidhini 2 gota ujë që të ziejë mishi.

Ndërkohë që mishi zien, hapni petat duke përdorur niseshte.

Bashkojini petat e vogla në grupe me nga 6 duke i lyer me vaj pas çdo pete.

Hapini ato në peta të mëdha dhe njërën shtrojeni në një tavë të lyer me vaj ulliri ose gjalpë.

Hidhni më pas mbushjen duke e përhapur mirë në sipërfaqen e petës dhe mbulojeni me petën tjetër.

Mbyllini petat duke i palosur kështu mbushja nuk do të derdhet gjatë pjekjes.

Spërkateni byrekun me vaj ulliri dhe futeni për ta pjekur.

Furrën ta keni ngrohur në 220 gradë dhe byrekun ta lini për 25-30 minuta të piqte.

Kur të ketë marrë një ngjyrë të artë ai është gati për t’u shijuar.

*GOslim
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2MC4Zte
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2O4LGsL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *