Përbërësit:
- 4 peta të freskëta
- 4 karrota të mesme
- 2 kunguj jeshil
- 1 qepë e thatë
- 2 thelpinj hudhër
- 3 presh
- 3 lugë gjelle sos soje
- Majdanoz
- Koper
- Piper i zi
- Vaj ulliri
- Vaj luledielli ose misri (për skuqje)
Përgatitja: Qepën dhe hudhrën i presim të gjata si për sallatë. Karrotat i qërojmë, i presim hollë dhe gjatë ose i grijmë me rende. Në tigan hedhim vajin e ullirit dhe qepën me hudhrën. I kavërdisim për rreth 3 minuta. Shtojmë karrotat dhe vazdojmë t`i kavërdisim. I shtojmë edhe kungujt e prerë osë të grirë me rende si karrotat. Shtojmë edhe preshtë dhe vazhdojmë t`i kavërdisim derisa perimet të zbuten. Pasi e heqim tiganin nga zjarri i shtojmë piperin e zi, kripën, majdanozin dhe koperin e grirë. Petat i hapim mbi tavolinë dhe i presim në 8 pjesë (si pizza). Tek cepi i gjerë i çdo pjese vendosim nga perimet e përgatitura dhe fillojmë ta mbledhim rulo. Para se ta mbështjellim plotësisht, anët i mbyllim përbrenda në mënyrë që perimet mos të dalin gjatë skuqjes. Cepin ia lyejmë me të bardhën e vezës dhe e ngjisim. Në një tigan hedhim vajin për skuqje dhe fillojmë t`i skuqim. Nëse dëshironi byrëkët mund t`i ngjyeni në qumësht, më pas në miellin për skuqje (ose bukë të thekura dhe të grira si miell) dhe pasi i vendosim në tepsinë e furrit i pjekim për rreth 180 °C derisa të skuqen mirë.