Përbërësit
| 600 gr brumë byreku | |
| …PËR MBUSHJEN: | |
| 800 gr gjizë me kripë | |
| 4 vezë | |
| 2 lugë gjelle gjalp | |
| 1 lugë çaji nenexhik |
| 1 | Pregatisim brumin e byrekut sipas recetës më lartë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. |
| 2 | PREGATISIM MBUSHJEN:Rrahim vezët me pak kripë (nëse gjiza është e kripur, mos shtoni kripë më tepër). Shtojmë gjizën dhe i përziejmë mirë. I japim shije në fund edhe me pak nenexhik të freskët ose të thatë. |
| 3 | Lyejmë tavën e byrekut me pak gjalp në fund ose shtrojmë letër furre. Vendosim në fund 6 petë byreku, shtojmë gjysmën e mbushjes me gjizë dhe vezë, 3 peta të tjera, gjysmën tjetër të mbushjes, dhe sipër 6 petët e fundit. |
| 4 | Palosim anët në mënyrë që të mos dalë mbushja gjatë pjekies dhe e pjekim byrekun në 200°C për 50-60 minuta. Pas pjekies sipërfaqen e lagim me pak ujë dhe e mbulojmë me pecetë të pastër. E lëmë të pushojë 10-15 mintua përpara se ta presim. |
