Përbërësit :
500 g miell
2 lugë çaji me sodë buke
1 lugë çaji me kripë
310 ml qumësht
Përgatitja :
Si fillim ngrohni furrën në 190 gradë Celsius.
Në një tas të madh, hidhni miellin, kripën dhe sodën e bukës dhe përzjehini mirë me njëri tjetrin.
Më pas shtoni qumështin, dhe me duar punojeni derisa brumi të lidhet.
Sekreti i përgatitjes të kësaj recete qëndron tek tava ku do ta piqni.
Përdorni një tavë të madhe, pasi brumi duhet të ketë një trashësi prej 3 cm.
Diçka e tillë do të lejojë që ajo të fryhet gjatë pjekjes.
Pasi ta keni lyer tavën me pak vaj ulliri dhe spërkatur me miell, vendosni brumin.
Me ndihmën e një thike krijoni disa vijëzime në sipërfaqen e brumit.
Futeni tavën në furrë dhe piqeni përreth 35 minuta.
Buka do të marri një ngjyrë shumë të lehtë të artë, jo me të kafenjtën me të cilën jemi mësuar.
Duke qenë se brumi nuk kërkon kohë që të vijë, do të jetë më e lehtë dhe më e thjeshtë për t’u tretur.
Mund ta shoqëroni me gjalpë të freskët dhe reçel për mëngjes, apo dhe për të shijuar vaktet e drekës.
Nëse nuk keni qumësht, mos u shqetësoni. Mjafton të përdorni një përzjerje kosi dhe uji, dhe ta zëvendësoni në recetë.