Përbërësit
200 gr miell buke ose miell i fortë
3/4 lugë kafeje kripë
1/3 lugë kafeje maja pluhur
120 ml ujë i vakët
Udhëzimet
1.Përziejmë në dy enë të veçanta përbërësit; miellin me kripën dhe ujin me majanë pluhur.
2.I vendosim të gjitha bashkë në mikser dhe i përziejmë në shpejtësi të mesme për 7 minuta.
3.E lëmë të pushojë për 15 minuta dhe më pas e përziejmë përsëri.
4.E lëmë të pushojë për 45 minuta të tjera. Më pas e punojmë me dorë, duke i dhënë format që duam.
5.I vendosim në një tavë me letër furre dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.
6.E vendosim në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 180 gradë dhe e pjekim për 15 minuta.