Përbërësit
1 kg miell i bardhë
800 ml ujë i vakët
500 gr miell i zi
150 gr fara të thata luledielli, kungulli, tërshëre.
80 ml vaj ulliri
50 gr kripë
40 gr pluhur maja
20 gr sheqer
Udhëzimet
1.Hedhim në mikser miellin e bardhë dhe të zi, sheqerin dhe farat e ndryshme.
2.Në një enë bashkojmë ujin, vajin e ullirit dhe pluhurin maja, duke i përzier me rrahëse vezësh metalike.
3.Marrim masën e miellit nga mikseri dhe e përziejmë për 10 minuta me përbërjen që krijuam në enë.
4.Brumin e formuar e lëmë të pushojë për 45 minuta në një ambient me temperaturë të ngrohtë.
5.E vendosim në tavë dhe e lëmë të pushojë për 40 minuta të tjera.
6.E pjekim në furrë në temperaturën 220 gradë për 40 minuta.