Përbërësit:
500g miell, 6g maja e thatë, fryers ëmbëlsirash, 1 paketë, 50g gjalpë i butë, 20g sheqer, 20g sheqer pluhur, 50ml qumësht + 50ml
ujë ambienti, 20g sheqer, 1 e verdhë veze.
Majanë dhe 20g sheqer i hedhim në një gotë me pak ujë dhe i lëmë mënjanë për 10 minuta. Sitim miellin dhe shtojmë me radhë, majanë, qumështin me ujin, gjalpin dhe në fund kripën. Punojmë brumin derisa të bëhet homogjen dhe e lëmë të vijë në vend të ngrohtë të mbuluar me pecetë të lagur ose qese transparente deri sa të dyfishojë masën. Shtojmë letër furre në tavë dhe i japim brumit formën që duam. E lëmë sërish 10 minuta pastaj i lyejmë me të verdhë veze dhe i pjekim në furrë të nxehur me 180 gradë për 45 minuta.