Përbërësit:
4 feta bukë sipas shijes suaj
100 gr ton natyral
1 qepë lejla
4 domate të pjekura
Ullinj jeshil
Vaj ulliri e.v
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Lani domatet dhe lërini për disa sekonda në ujë të nxehtë. Pritini në kubikë të vegjël.
Prisni qepët në copëza të vogla dhe vendosini në një kulluese makaronash. Më pas shpëlajini. Në një tas copëtoni tonin, shtoni pak vaj ulliri, domatet, qepët, disa ullinj të prerë në kubikë, kripë e piper.
Piqni pak fetat e bukës në tigan dhe më pas shpërndajuni sipër përbërjen me ton dhe qepë.