Serviret për (persona):4 Persona
Përbërësit
- 4 feta bukë të zezë
- 3 dardha
- 100 gram krem djathi
- 50 gram arra
- 35 gram fara chia
- pak kanellë
- 2 lugë gjelle mjaltë
- uthull balsamike.
Udhëzimet
- Bukën mund ta përdorni siç është ose ta thekni në një toster.
- E lyeni secilën me krem djathi dhe vendosni fetat e dardhës sipër.
- Në një tas përzieni mjaltin, uthullën dhe kanellën. I trazoni mirë dhe ia shtoni sipër brusketave.
- Në fund i shtoni farat chia dhe arrat. Brusketat janë gati për t’u shijuar!