Brokoli i pjekur me hudhra dhe vaj ulliri

Perime

Përbërësit:

450 gr brokoli

60 ml vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull molle

6 thelpinj hudhër

1 lugë çaji kripë

Piper i zi ose i kuq

Përgatitja:

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete fillimisht të ndizni furrën në temperaturën 200-230 gradë C.

Më pas vazhdoni me larjen dhe prerjen e brokolit në pjesë dhe degëza të vogla sipas dëshirës tuaj.

Vendosni një mikser vajin e ullirit, uthullën e mollës, hudhrën dhe kripën.

Përzieni mirë për disa minuta, derisa të formohet një masë kremoze.

Nëse dëshironi në këtë pikë mund të shtroni edhe piperin e zi ose të kuq.

Në një enë të thellë vendosni brokolit, shtojini sipër salcën dhe përziejini mirë.

Më pas transferojini në një tavë pjekje. Futeni në furrë dhe lëreni të piqet për 12-15 minuta në temperaturën 200 gradë C.

Brokolit tuaj do të jenë gati kur te kenë marrë ngjyrë paksa të artë dhe të jenë zbutur.

Kur të jenë gati mund ti nxirrni nga furra dhe ti shërbeni të ngrohta me ushqime të tjera mishi apo si sallatë.

Sipër mund ti spërkatni sërish me pak piper të zi ose të kuq, për të gjithë ata që adhurojnë shijen e fortë.

Këtë gatim mund ta ruani të mbyllur në frigorifer në ndonjë enë hermetike deri në 4 ditë.

*GOslim & Matcha Slim
Per Greqi porosit ketu : https://bit.ly/2OqGi3o
Per Itali porosit ketu : https://bit.ly/3c9NRDN
Per Shqiperi porosit ketu : https://bit.ly/2O26RME
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/38kJcO6
*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *