Brioshët e Pashkës

Brumera

Për 5-6 copë:


● 500 g miell
● 100 g gjalpë i butë, në temperaturë ambienti
● 100 g sheqer
● 20 g maja birre e freskët
● 2 kokrra vezë
● 190 ml qumësht
● 1 bustinë vanilje
● 1/2 lugë kafeje kripë
● 1 e verdhë veze (për t’i lyer sipër përpara se të piqen)
● 5-6 vezë të bardha ose të ngjyrosura(të pa ziera më parë).

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja:


1.Tretim majanë e birrës, të thërrmuar më parë, në një tas të vogël me 2-3 lugë ujë të vakët dhe një lugë kafeje sheqer. E përziejmë me lugë derisa të përftojmë një masë homogjene.
2.Në një tas ose në robot hedhim: miellin, sheqerin, vaniljen, gjalpin, kripën, vezët, qumështin, majanë dhe i përziejmë të gjitha me një spatull ose lugë druri. I përziejmë për një minutë derisa të përftohet një brumë homogjen. Më pas brumin e vendosim në një tas të spërkatur me pak miell, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë derisa vëllimi i tij të dyfishohet.(duhen 1-2 orë, në bazë të temperatures ambientit)
3.Pasi brumi të ketë dyfishuar vëllimin e vendosim mbi tavolinë, ku kemi spërkatur miell dhe e punojmë shumë pak me dorë, që flluskat e ajrit që ka krijuar në brendësi të mos humbasin. E ndajmë në topa të vegjël me peshë afërsisht 70-80 g dhe secilit prej tyre I japim formën e një shkopi të gjatë, afërsisht 25 cm duke I rrotulluar me dorë.
4. Marrim dy nga shkopinjtë e brumit, i rrotullojmë rreth njëri tjetrit dhe në fund bashkojmë dy ekstremet e tyre, duke krijuar një rreth( mund t’i lagni ekstremet e shkopinjve të brumit me pak ujë, që të ngjiten më mirë).
5. I vendosim rrathët në tavë, ku kemi shtruar letër furre, dhe I lëmë të vijnë për 1 orë. Tek secili prej tyre, vendosim në mes një vezë të bardhë ose të ngjyrosur më parë. Pas një ore, me anën e një peneli i lyejmë sipër me të verdhën e vezës dhe i vëmë të piqen në furrën e ngrohur më parë në 180°, për rreth 30-35 minuta.

Per porosi klikoni tek linku dhe bej zgjedhje tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *