Bonbone me kakao

Embelsira

Përbërësit

350 gr qumësht i kondesuar

30 – 40  gr kakao pluhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete zgjidhni një tavë të thellë rreth 11 me 16 cm dhe ta shtoni me letër pjekje.

Lëreni tavën mënjanë dhe vazhdoni me pjesën tjetër të përgatitjes.

Në një enë shtoni qumështin e kondesuar dhe në një tjetër pluhurin e kakaos.

Kini parasysh që qumështi i kondesuar duhet të jetë në tempëraturë ambienti dhe jo direkt nga frigoriferi në mënyrë që të jetë sa më i ujshëm.

Më pas me anë të një site shtoni tek qumështi të gjithë pluhurin e kakaos dhe përzieni me spatul ose pirun.

E gjithë masa do të marrë formën e brumit të cilin më pas do ju duhet ta punoni me duar derisa të formoni një topth.

Lyeni duart me shumë pak vaj dhe vazhdoni me punimin e brumit siç bëni zakonisht me brumin e byrekut.

Nëse masa është shumë e ujshme dhe ju ngjith në duar, shtoni edhe pak pluhur kakao.

Në rastet kur është shumë e thatë shtoni nga një lugë çaji qumësht të kondesuar derisa të arrini formën perfekte.

Në fund duhet të jetë formuar topi i butë e i rrumbullaktë i brumit tuaj me dy përbërës.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Për formën

Tani merrni tavën që bëtë gati në fillim dhe shtypni në të me duar të gjithë brumin në mënyrë të barabartë derisa të keni formuar një petë të trrashë.

Futeni të pushojnë për 1 orë në frigorifer dhe kur ta nxirrni petën hiqeni nga tava bashkë me letrën e pjekjes.

Tregoni kujdes në mënyrë që të mos ta dëmtoni dhe spërkasni sërish me pluhur kakao nëpër të gjithë sipërfaqen.

Me anë të një thike prisni në katrorë të vegjël e të barabartë të gjithë petën e më pas vendosini në një enë të veçantë për servirje.

Sipas dëshirës mund t’i ruani edhe në frigorifer deri në 1 javë ose në ngrirje të mbylla për 3 muaj.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Kokteil Mai Tai
Penne me ton dhe ullinj
Pica 4 stinet
Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë
Supë kremoze me fasule të bardha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *