Bamje me domate dhe speca

Perime

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona. Kjo është një gjellë , e cila zakonisht përgatitet pa mish. Por nëse preferoni ta përgatisni me mish atëherë tek përbërësit duhet të shtoni edhe 4-5 thela mish)

1.5 kg bamje

2 filxhanë kafeje me vaj ulliri

2 kokrra qepë

4-5 kokrra domate

2-3 speca

Kripë

Majdanoz

2-3 filxhanë kafeje me uthull (Nëse preferoni)

Përgatitja 

Bamjet e freskëta pastrohen nga bishti në formë konike, vendosen në ujë me kripë e uthull për 10 minuta.  

Fërkohen me duar që t’u largohet pushi, shpëlahen, kalohen në skuqje të lehtë dhe rreshtohen në tenxhere me bishtat anash duke shtruar në fund feta domatesh dhe specash.

Në vajin e ullirit që ka mbetur, kaurdisni qepën e grirë hollë.

Nëse do ta përgatisni me mish, atëherë pasi të kaurdisni qepët shtoni dhe kaurdisni thelat e mishi e më pas vijoni recetën si më poshtë.

Hidhen specat e prera në copëza të vogla e më pas domatet e qëruara nga cipa e të grira hollë dhe vijohet kaurdisja.

Shtohet kripë, majdanoz i grirë, majdanoz i grirë hollë dhe u hidhet bamjeve.

Sipër vihen feta domateje, mbulohen me pjatë, u hidhet lëng mishi ose ujë dhe zihet derisa gjella të mbetet me pak lëng.

Për të mos i’u prishur forma bamjet gjatë shërbimit kthehen në tepsi duke i përmbysur.

Bamjet mund t’i përgatisni si më sipër dhe t’i vendosni në një tavë në vend të tenxheres duke i futur më pas të piqen në furrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *