Ashure qe do t’ju lere pa fjale.

Embelsira

Përbërësit:

  • ½ filxhan me qiqra
  • 1 filxhan me grurë të shtypur
  • 1 filxhan me oriz të bardhë
  • 1 filxhan e ½ sheqer
  • 1/2 filxhan me lajthi të pjekura
  • 1/2 filxhan me stika
  • 1 lugë kafeje vanilje të bluar
  • 3 filxhanë me ujë
  • 1/3 filxhan me rrush të thatë
  • 1/3 filxhan me fis të thatë
  • 1/3 filxhan me kajsi të thata
  • 1/2 filxhan me lëkurçe portokalli
  • 2 lugë me ujë trandafili

Garnitura:

  • 2 lugë me kanellë
  • 1/2 filxhan me thelpi bajamesh të prera për së gjati
  • 1/2 filxhan me kokrra shege

Përgatitja:

Një ditë para përgatitjes, pjesa më e madhe e përbërësve futen të rrinë në ujë, në enë të ndara. Qiqrat më vete gjithë natën, orizi dhe gruri në një tjetër enë, po gjithë natën. Fiqtë, kajsitë dhe lëkurçet e portokallit, të gjitha të grira, lihen në ujë të ngrohtë, për gjysmë ore pastaj kullohet uji dhe ruhet mënjanë.

Zierja:

Enën me katër litra ujë të ftohtë dhe qiqrat i vëmë në zierje, pasi valojmë e ulim zjarrin dhe i ziejmë derisa të zbuten. Valojmë më vete tre litra ujë dhe aty hedhim grurin dhe orizin dhe i ziejmë në zjarr të butë afërsisht një orë, derisa të squllen. I kalojmë në enën e qiqrave, shtojmë lajthitë e pjekura, stikat e pishës dhe i lëmë në zjarr të mesëm rreth gjysmë ore tjetër. Përzierja duhet të trashet, derisa të bëhet veshtullore. Mandej shtohet sheqeri, vanilja, rrushi i thatë, fiqtë dhe kajsitë dhe lihen në zjarr 20 minuta, duke i trazuar vazhdimisht. Pastaj fikim zjarrin dhe hedhim ujin e trëndafilit. E lëmë ashuren në ftohet në temperaturë ambienti për rreth një orë, e ndajmë nëpër enë dhe e zbukurojmë me kanellë, thelpinj bajamesh dhe kokrra shegësh.

Kliko ne foto per te bere porosine tuaj tani.