Akullore me mollë e kanellë

Akullore
  • Serviret për (persona):4 Persona

Përbërësit

  • 5 mollë
  • 6 lugë gjelle sheqer
  • 1 gotë ujë
  • 500 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • Pak kanellë pluhur.
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Udhëzimet

  1. Lani mollët, i qëroni dhe i prisni në feta-feta.
  2. I vendosni në një tenxhere me 6 lugë gjelle sheqer dhe i lini për pak minuta në zjarr, derisa mollët të karamelizohen tërësisht. I përzieni vazhdimisht.
  3. Nga fundi i shtoni një gotë ujë.
  4. Pasi të jenë tretur tërësisht, i lini të ftohen pak.
  5. I kaloni në një blender dhe i bëni tërësisht pure.
  6. Në një tigan të nxehur shtoni niseshtenë, qumështin dhe sapo të marrë një valë shtoni masën me mollë.
  7. Sapo ta shikoni që masa trashet, e hiqni.
  8. E vendosni akulloren në një tas me kapak dhe e fusni në frigorifer për të qendruar gjatë gjithë natës.
  9. Të nesërmen e shërbeni akulloren nëpër gota dhe i shtoni sipër pak kanellë pluhur.
  10. Shërbejeni anash me disa feta mollë. Shijojeni!
*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Articles You May Like

Receta Gatimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *