RECETA BAZË E AKULLORES
1 kuti qumësht panda 400 g
500 g pana e ftohtë nga frigoriferi
Përgatitja:
Me rrahësen elektrike të vezëve ose në robot, rrahim panën, jo shumë të ngrirë.
Ulim shpejtësinë dhe shtojmë qumështin panda duke e rrjedhur pjesë-pjesë.
Pasi ta kemi hedhur qumështin panda, rritim shpejtësinë dhe i rrahim derisa të përftojmë një masë si të ngrirë.
E hedhim në një kuti me kapak që duron temperaturën e ngrirjes në frigorifer.
Mund të përdorni kutitë e akulloreve që keni blerë më parë.
E lëmë të pushojë në ngrirje për 7-8 orë.
AKULLORE ME BISKOTA OREO
7-8 biskota Oreo ose sipas dëshirës
Nxjerrim akulloren nga ngrirja dhe pas 10-15 minutash e përziejmë me copa biskotash.

