Perberesit:
2 banane
Lëng nga dy limona
Lëng portokalli
350 gr sheqer
1 gotë ajkë e ëmbël
Pergatitja:
1.Në një enë hedhim sheqerin dhe pastaj një filxhan ujë.
2.E përziejmë e vemë shurupin të zihet.
3.Pastaj marrim bananet e pastruara, i shtrydhim dhe i përziejmë me lëngun e limonëve dhe të portokallit në ajkën e ëmbël.
4.Pastaj i marrim shurupin e zier dhe përzierjen e bananeve me portokallin dhe limonin dhe i futim në enën për akullore.
5.E vendosim në frigorifer për ngrirje për disa orë.