Mishi dhe peshku duhet të lahen jo shumë kohë para gatimit. Nuk duhet të mbahen në ujë, pasi humbasin proteinat, kripërat minerale dhe kështu ulen vlerat ushqimore të tyre.
Mishi i grirë nuk këshillohet të shkrihet në ujë të ftohtë, por të mbahet në një tenxhere me kapak të mbyllur rreth 2-3 orë. Lëngu që del nga shkrirja mund të përdoret, sepse përmban proteina, kripëra minerale dhe vlera të tjera ushqimore.
Që mishi gjatë skuqjes të krijojë kore të bukur në sipërfaqe, duhet që para gatimit të fshihet me pecetë.
Trutë, para se të përpunohen duhet të vendosen 1-2 orë në ujë që t’u hiqet cipa. Para se të skuqen, duhet të zihen.
Qepa për qofte, nuk duhet të grihet në makinën e mishit, por në rende.
Gjatë skuqjes së mishit në copa, këshillohet që ena të mbulohet me kapak, pasi në këtë mënyrë avulli nuk del, por mbetet tek mishi duke i dhënë atij shijen e mishit të stufuar e jo të skuqur.
Mishi është i zier, kur ndahet lehtë nga kocka ose kur piruni hyn e del lirisht.