Përbërësit :
1.5 litra qumësht
2 të verdha veze
9-10 lugë sheqer
7 lugë niseshte
1 lugë kafeje vanilje
Reçel qershie
Biskota të thërrmuara
Përgatitja :
Si fillim, në fundin e tasave të zupave hedhim nga një lugë çaji e pak me reçel qershie.
Hedhim qumështin në tenxhere dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë, shtojmë dy të vërdhat e rrahura të vezëve, sheqerin dhe niseshten.
Gjithë masën e përzjejmë pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.
Kur masa bëhet kremoze shtojmë vaniljen dhe vijojmë të përzjejmë për pak sekonda.
E heqim tenxheren nga zjarri dhe nisim mbushjen e kupave.
I mbushim të gjitha me krem deri në gjysmë e më pas hedhim një shtresë me biskota të thërmuara nëse dëshironi ose sërish një lugë çaji me reçel qershie duke spërkatur sipërfaqen.
Më pas hedhim pjesën tjetër të kremit duke mbushur gjysmën e kupave. Në fund shtojmë sërish kokrra reçeli qershie, e nëse dëshironi për më shumë shije spërkateni me pak kanellë apo biskota të thërrmuara gjithashtu.
Zupat, pasi janë ftohur futen në frigorifer për dy – tre orë e më pas konusmohen.