Perberesit :
185 gr gjalpë i zbutur
245 gr sheqer
1 lugë ekstrakt vanilje
3 vezë të mëdha
150 gr krem ëmbëlsirash
225 gr miell
3 banane të shtypura
225 gr sheqer
62 gr ujë
100 gr gjalpë i coptuar
Pergatitja :
- Fillimisht ndizni furrën që të ngrohet në 180 gradë celsius.
- Merrni një tepsi rrethore dhe lyjeni me gjalpë.
- Në një enë të thellë përzieni me mikser gjalpin e zbutur, sheqerin dhe vaniljen në shpejtësi mesatare derisa të fitoni një masë kremoze (rreth tetë minuta).
- Shtoni një vezë tek masa dhe përzijeni me mikser edhe për një minutë më tepër. Veproni njësoj edhe me vezët e mbetura.
- Shtoni kremin dhe përzieni mirë.
- Në fund shtoni miellin dhe rriheni masën në shpejtësi të ulët. Shtoni bananet dhe përzieni derisa të kombinohet me një lugë.
- Derdhni masën në tepsi, rrafshojeni, dhe futeni për tu pjekur për rreth 55-60 minuta.
- Ndërkohë gatuani karamelin.
- Shkrini sheqerin në një tenxhere me ujë, mbi zjarr të lartë. Përzijeni herë pas here. Dalëngadalë sheqeri do marrë një ngjyrë të kaftë derisa sheqeri të karamelizohet. Kjo do të marrë rreth 12-18 minuta.
- Shtoni gjalpin e coptuar dhe vazhdoni të përzieni në temperaturë të ulët.
- Shërbejeni tortën të ngrohtë me karamel sipër. Ju bëftë mirë!