Tiramisu me limon

Embelsira

Perberesit:

  • 300 gr biskota savoiardi
  • 400 gr maskarpone
  • 200 gr pana e rrahur
  • 2 vezë
  • 4 limona
  • 200 ml ujë
  • 1 lugë limoncello (liker limoni)
  • 150 gram sheqer

Pergatitja:

  1. Shtrydhni limonat, shtoni ujin, 2 lugë sheqer, limoncellon dhe me këtë përzierje lagni biskotat savoiardi. Vendosini njëra pas tjetrës dhe krijoni bazën për tiramisunë në një tavë drejtkëndore ose në gota një-racionëshe.
  2. Në një tas, rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin e mbetur, shtoni maskarponen, panën dhe përziejini derisa të krijoni një krem homogjen. Shtojini pak lëkurë limoni të grirë kësaj përbërjeje dhe përhapeni mbi shtresën e parë të biskotave savoiardi.
  3. Vendosni shtresën e dytë të biskotave, të kremit të krijuar dhe në fund vendosni disa feta limoni për dekor të cilat i keni kaluar në sheqer më parë. Vendoseni në frigorifer për dy orë dhe shërbejeni të ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *