Perberesit:
1 pulë
2 limona
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 filxhan oriz
2 lugë gjelle uthull molle
6 thelpi hudhra
1 lugë çaji rigon të tharë
Kripë, piper të zi
Pergatitja:
1.Parangrohni furrën në 220 gradë C.
2.Ndërkohë vendosni në zjarr një tenxhere të madhe me ujë.
3.Në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine, vendosni pulën dhe sipër e marinoni me kripë, piper, hudhrën, lëngun e limonit dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.
4.E fusni në furrë për 25-30 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.
5.Ndërkohë në tenxhere zieni orizin për pak minuta, pasi duhet të jetë al dente. Orizi duhet të kullojë mirë.
6.Kalojeni më pas në një enë të madhe, shtoni vajin e ullirit, kripë, piper dhe i përzieni me një lugë druri.
7.Nxirrni tavën me pulë dhe shtroni në të orizin.
8.I lini për 10 minuta në furrë.
9.Sapo tava të jetë gati, e shërbeni të ngrohtë dhe servireni me limon. Ju befte mire te gjitheve!