Përbërësit:
300 gr biftek
2 patëllxhanë
100 gr djathë kaçkavall
2 domate
2 lugë gjelle miell
Piper i zi
Vaj ulliri
Kripë
2-3 Gjethe dafine
Përgatitja:
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim rrihni biftekun si zakonisht.
Lyejeni me kripë dhe piper nga të dyja anët dhe kalojeni në një pjatë me miell.
Lërini veçmas dhe ndërkohë prisni patëllxhanët në feta të holla të gjata.
Më pas merrni një tigan, hidhni pak vaj ulliri, skuqni biftekun për disa minuta.
Merrni një tavë pjekje shtroni fetat e domateve të prera hollë, vendosni sipër biftekun dhe sipër fetat e patëlxhanëve.
Pasi të formoni këto shtresa prisni hollë djathin kaçkavall dhe vendosni nga një feta nëpër të gjith tavën.
Shtoni sërish pak piper dhe kripë sipas dëshirës, pak vaj ulliri dhe disa gjethe dafine.
Futeni të piqet në furrë të ngrohtë në temperaturën 180 gradë për 15-20 minuta derisa patëllxhanët dhe domatet të gatuhen.
Më pas shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni në vaktet tuaja të preferuara.
Sipas dëshirës domatet dhe patëllxhanat mund t’i piqni dhe më parë e t’i shtroni në tavë për t’i pjekur vetëm 10 minuta.
Në këtë mënyrë shija do të jetë më krokante dhe më pas e lëngëshme.