Koha e përgatitjes – 30 minuta
Koha e pjekjes – 30 minuta
Përbërësit për brumin brisè me diametër 23-24 cm:
200 g miell pa gluten • 90 g gjalpë• vezë•/2 lugë e vogël, kripë
Për mbushjen:
7-8 domate qershiza • 300 g rikota • 100 g kos i bardhë, i trashë • 1 lugë vaj ulliri • borzilok, timo, kripë, piper
Përgatitja :
Brumi brisè është mirë të përgatitet 2 orë më parë, por nëse nuk keni kohë, mjaftojnë dhe 30 minuta.
Në një tas, përziejmë me majat e gishtave miellin, kripën dhe gjalpin, derisa të krijojmë thërrime. Shtojmë vezën dhe ujin dhe i përziejmë me dorë derisa të kemi një brumë që nuk ngjit (mund të përgatitet dhe në robot). E mbështjellim brumin me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 2 orë ose 30 minuta.
2. Pas kësaj kohe, ndezim furrën në 180° C dhe hapim brumin me petës me pak miell, duke i dhënë formën e tavës që do të përdorim. Veshim dhe anësoret e saj për 2-3 cm, e shpojmë me pirun dhe e lëmë mënjanë.
3. Në një tas, përziejmë rikotën me kosin, shtojmë borzilok dhe timo, kripë dhe piper. Domatet i presim në mes, i hedhim në një tas dhe I spërkasim me pak vaj ulliri, kripë dhe erëzat. I lëmë të pushojnë për pak minuta që të marrin aromat. Mbi bazën në tavë shpërndajmë rikotën, vëmë domatet dhe e vëmë të piqet për 30 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër dhe poshtë.