Tarator me kastraveca

Salca

Si pergatitet :

Taratori përgatitet brenda pak minutash. Receta tradicionale është ajo me përbërësit klasikë’ kos, kastraveca, hudhra, kripë dhe vaj ulliri.

Në një tas hidhet një kastravec i madhësisë mesatare i grirë shumë hollë. Merrni disa thelpinj hudhrash, i shtypni dhe hidhini tek masa e kastravecit të grirë.

Në një enë hidhet 500 gr kos dhe hollohet me pak ujë të ftohtë. Kjo masë hidhet më pas, pak e nga pak në tasin me kastraveca.

Nëqoftëse kosi nuk është shumë i athtë, shtohet pak lëng limoni ose uthull. Në fund, taratori rregullohet me vaj ulliri, koper të grirë hollë dhe piper të zi sipas dëshirës.

Kunguj apo speca të pjekur në vend të kastravecit ???

Një mënyrë tjetër e përgatitjes së taratorit është edhe përdorimi i kungujve të vegjël apo specave në vend të kastravecave.

Në këtë rast, kungujt apo specat përdoren të pjekur dhe i shtohen masës së kosit, të cilit ndërkohë i kemi hedhur kripën dhe hudhrat e shtypura.

Kur përdorim specat, pas pjekjes hiqini lëkurën dhe pritini në kubikë të vegjël për t’i hedhur më pas në masën e kosit.

Në fund, pjatës i hidhni edhe pak vaa vaj ulliri dhe erëza sipas dëshirës.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP
*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *