Supë me peshk domate dhe karrota

Supa

Përbërësit

2 peshq mesatarë (koc ose levrek)

4 domate të bëra mirë

4-5 karrota

1 kokërr patate

1 kokërr qepë mesatare

Kripë

Piper

Majdanoz

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Përgatitja

Si fillim, pastroni mirë peshkut, ta vendosni në një tenxhere, ta mbuloni me ujë. Hidhini pak kripë dhe vendoseni të zjejë në zjarr përreth 15 minuta.

Pasi të ketë zjerë, përmes një luge largoni peshkun nga tenxherja dhe lëreni në një enë që të ftohet.

Ndërsa lëngun ku ka zjerë peshku kullojeni përmes një kullorëse kuzhine dhe mbajeni mënjanë për ta përdorur në përgatitjen e supës.

Mishin e peshkut pastrojeni ne kujdes nga halat, lëkura dhe koka dhe ndajeni në copëza të bogla ose fije.

Ndërkohë, grini përmes një rendeje kuzhine karrotat dhe lërini në një tas më vete, më pas grini po në rende domatet. Grini gjithashtu edhe qepët.

Kaurdisni qepët në një tenxhere me vaj ulliri, shtoni më pas karrotat e grira, kaurdisini për pak dhe shtoni më pas patatet e prera në kubikue të vegjël dhe më pas domatet.

Kaurdisini për pak, shtoni më pas mishin e peshkut, rregullojeni me kripë dhe piper dhe lëreni të zjejë përreth 30 minuta derisa supa të jetë gati.

Kur ta servirni spërkateni me pak majdanoz të freskët të grirë hollë.

*Per porosi kliko linkun dhe bej zgjedhjen tende : https://linktr.ee/produktebio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *