Përbërësit për 2 persona:
● 500g panxhar i kuq
● 2 qepë të njoma
● 1 mollë jeshile
● 1 patate
● 1/2 litër lëng zarzavatesh
● 80g kos i bardhë
● 50g djathë Gorgonzola
● vaj ulliri
● kripë e piper
Përgatitja:
1.Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët, të ndara në kubikë, i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e zarzavateve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë
2.I hedhim më pas në blender dhe i grijmë derisa të jenë bërë si pure. E rregullojmë për kripë e piper.
3.Grijmë tani në blender djathin Gorgonzola e kosin. E shërbejmë supën me salcën e kosit sipër.