Perberesit:
4 speca jeshilë
200 gr fileto pule
1 kokërr qepë
150 gr qiqra (të ziera)
400 gr oriz
1 karrotë
100 gr salcë domatesh
1 tufë majdanoz
1 spec i kuq
1 lugë gjelle gjalpë
800 ml ujë (i nxehtë)
Kripë, Piper
Vaj ulliri
Pergatitja:
1.Skuqni specat për mbushje për pak minuta dhe hiqini mënjanë.
2.Në një tigan të thellë gatuani mishin e pulës dhe pasi të marrë ngjyrë shtoni qepën e grirë hollë, specin e kuq dhe karrotën e prera në kubikë.
3.Pas pak minutash shtoni qiqrat e qëruara, orizin e majdanozin dhe përzieni mirë të gjithë përbërësit.
4.Përgatitni tavën në të cilën vendosni specat, filloni ti mbushni me perimet dhe orizin e gatuar.
5.Pjesën e mbetur të përgatitjes shtojeni në tavë, hidhni ujë të nxehtë dhe kripë.
6.Vendoseni të piqet për 40 minuta në 180 gradë duke e kontrolluar herë pas herë orizin që të mos thahet.