Si te ruajme mjaltin qe te mos prishet

Shendeti & Keshilla

Si te gjitha produktet biologjike komplekse edhe mjalti eshte objekt i ndryshimeve me natyre kimike, biologjike qe e pakesojne vleren ushqyese dhe mund te prishin karakteristikat e tij.Pasi largohet nga kosheret mjalti ngurtesohet dhe behet me i qarte, proces ky qe favorizohet nga prania e temperaturave te uleta dhe kushtezohet nga sasia e sakarozes e pranishme ne te. Por nese sasia e sakarozes eshte me e vogel se niveli ne te cilin ndodh dukuria, kristalizimi mund te ndodhe edhe pas nje viti ose mund te mos ndodhe fare. Rekomandohet qe mjalti te mbahet ne mjedise me ajer te thate.

Hyrja e ajrit nga jashte eshte nje dukuri qe duhet te evitohet sepse çon shume shpejt drejt procesit te kristalizimit te mjaltit. Mjalti karakterizohet nga permbajtja e faktoreve “pengues” si pH i ulet, fuqia antibiotike dhe presioni i madh osmotik qe e bejne te pamundur zhvillimin e mikroorganizmave ne mjalte. Mjalti eshte çudi, sepse nuk prishet. Arkeologet kane zbuluar se kavanozat e vjetra te mjaltit ne varret egjiptiane ishin ende te shijshme!
Si te gjitha produktet biologjike komplekse edhe mjalti eshte objekt i ndryshimeve me natyre kimike, biologjike qe e pakesojne vleren ushqyese dhe mund te prishin karakteristikat organo leptike te tij. Shkak kryesor per keto ndryshime jane disa maja osmofile, te cilat rriten ne siperfaqe ku produkti ka lageshtine me te madhe dhe per nje kohe te shkurter pershtaten me perqendrimet e larta te sheqerit. Ndryshimet ne mjalte karakterizohen nga nje proces fermentativ shume i ngadalshem qe zgjat disa muaj dhe çon ne çlirimin e disa lendeve qe i japin produktit nje shije te ndryshme dhe nje erresim qe eshte i dukshem dhe ne siperfaqe shfaqet nje shtrese shkume.
Ne mjaltin shume te vjetruar pakesohen veçorite antibiotike dhe nga aktiviteti enzimatik produkti zhvleresohet sepse dobesohen karakteristikat organo leptike te tij. Nuk njihen toksinfeksione ushqimore nga konsumi i mjaltit. Disa studime kane konfirmuar se stafilokoket patogjene mund te jetojne deri ne 20 dite ne mjalte, ndersa mikroflora banale jo me shume se nje dite dhe ky fakt i atribuohet aftesise antibiotike dhe antiseptike te mjaltit. Por mjalti mund te provokoje intoksikacione kur bletet kullosin ne lule qe permbajne lende toksike, ndermjet te cilave me e permendura eshte andrometotoksina, qe provokon edhe ne ditet tona toksiinfeksione ushqimore ne SHBA, Brazil, Afrike dhe me pak ne Evrope.

Mjalti i konservuar me kalimin e kohes mund te vjetrohet dhe si rezultat ai peson ndryshime dhe transformime, te cilat ne shumicen e rasteve ndodhin nga prania e temperaturave te larta ku mjalti mbahet.

Mjalti eshte produkti biologjik qe jeton me vite. Gjate vitit te pare ngjyra e mjaltit fillon te theksohet ndersa ne vitin e dyte ajo erresohet. Sot ne bote fatkeqesisht perdoret nje sistem i tere i cili realizon sofistikimin apo falsifikimin e mjaltit.

Menyra me e perhapur eshte ajo e perdorimit te shurupit te sheqerit. Bletes çfaredo qe t’i japesh, reçel, shurup misri apo sheqeri ajo e kthen ne mjalte. Duhet te konsiderojme faktin se nese sheqeri jepet deri ne muajin e trete me qellimin e rritjes se bletes se vogel, nuk ngelet asnje gjurme sheqeri ne mjaltin qe merret ne muajin e shtate apo te tete.

KESHILLA
▪ Mjalti nuk keshillohet te mbahet ne frigorifer sepse thith lageshtiren
▪ Mjalti origjinal ka nje arome te veçante si esence dhe kjo ndihet me shume kur e presim mjaltin apo kur hapim kapakun e enes me mjalte
▪ Konsumatoret duhet te zgjedhin mjaltin e pare
▪ Ngrenia e rregullt e mjaltit ndihmon ne forcimin e memories dhe rrit imunitetin, si dhe forcon fizikisht organizmin, atribuar kjo vetive antioksiduese qe permban.
▪ Zevendesoni sheqerin me mjaltin kur pini qumesht, kos apo çaj.
▪ Mjalti eshte me i dobishem se sheqeri, sepse asimilohet me mire, ka arome te shkelqyer dhe i jep shume energji organizmit

Perdorimet: 
Preferohet qe mjalti te perdoret i holluar me uje, ne menyre qe te behet pervetesimi i lendeve te tij sa me mire. Po keshtu preferohet qe te merret nje ore para ngrenies ose tre ore pas ngrenies. Doza e lejuar e mjaltit eshte 60-100 gram ne dite dhe jo me shume. Preferohet qe mjalti te perdoret ne sasi te vogla dhe ne periudha te ndara kohore.

Nuk mund te leme pa permendur perdorimin e mjaltit edhe ne kulinari per pergatitjen e embelsirave, pijeve apo salcave te ndryshme etj. Me mjaltin pergatisim sallatat e frutave, shoqerojme petullat dhe krepat ne mengjesin e se dieles, pergatisim biskotat per çajin e pasdites etj.

Sigurisht qe te gjithe jemi mesuar t’i japim shije sallates me menyren e thjeshte, por te kendshme dhe te shendetshme me kripe, uthull apo limon dhe vaj ulliri. Ndonjehere kemi nevoje per me teper larmishmeri shijesh ne tryezat tona, shkruan revista Shije. Atehere le t’i japim shije sallates me salcen franceze “Saussa D’avije”, e cila pergatitet nga mjalti i lengshem (150-180 g), 12 thelpinj arre, i luge plot me sinap brume, 1-2 luge leng mishi apo uje.

Pergatitja: Thelpinjte e arres zhyten per 1 minute ne uje te valuar dhe me pas shtypen imet. Masa e perftuar bashkohet ne nje tas me te gjithe perberesit e tjere duke e perzier, dhe salca eshte gati.
Me mjaltin mund te pergatisim edhe nje salce shume te thjeshte, e cila ka ne perberje 2 luge çaji mjalte, 1 filxhan kafe uthull balsamike dhe 4 luge çaji vaj ulliri. Rrahim te gjithe perberesit derisa te behen mase e njetrajtshme dhe ia hedhim siper sallates me: 1 tufe sallate te gjelber, 1 qepe e thate, 2 qepe te njoma, 1 tufe rukola, pak djathe kaçkavall te grire.
Provojeni, eshte nje sallate me shije shume te veçante!
Sot mjalti ka gjetur nje perdorim te gjere ne industrine farmaceutike dhe kozmetike per vetite e tij antiseptike dhe antibiotike. Mjalti mbron lekuren nga rrudhosja dhe ruan freskine e saj. Kremrat e perbere nga mjalti me vlerat e mrekullueshme te hojeve te bletes, kombinuar edhe me koncentrate mineralesh i japin lekures hidratim dhe shkelqim shume te veçante. Shume preparate farmaceutike kane ne perberjen e tyre mjaltin si psh. sprej per infeksionet e rrugeve te siperme te frymemarrje, te aparatit tretes etj.
Me te drejte ne SHBA, mjalti quhet “Mrekullia e shekullit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *