Si të pastroni dhe qëroni preshin

Shendeti & Keshilla

Si të pastroni dhe qëroni në mënyrën e duhur preshin !

Prisni rrënjët :

Zakonisht të gjithë fillojmë më larjen e perimeve, por tek preshi ju duhet që të hiqni rrënjët.

Duke qenë se rrënjët janë pikërisht ato që mbajnë sasinë më të madhe të dheut, largimi i tyre jua lehtëson punën.

Qëroni bishtat në mënyrën e duhur :

Siç e dimë preshi përbëhet nga dy pjesë, nëse do t’i quanim kështu.

Pjesa e kokës e cila ka ngjyrë të bardhë, dhe bishtat të cilat janë me ngjyrë të gjelbër.

Bishtat e preshit nuk janë gjë tjetër veçse zgjatime në formën e gjetheve.

Edhe në këtë pjesë mblidhen papastërti të shumta që vijnë si rezultat i korrjes apo transportimit ë tyre.

Qëroni gjethet qe dëmtuara apo që kanë ngjyrë të verdhë.

Madje nëse doni të jeni më të sigurt, prisni rreth 8-10 cm nga bishtat e tyre.

*VARCOSIN
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/2ZUjziv
Per Kosove porosit ketu :https://bit.ly/3q0MYSP

Shpëlani me ujë të bollshëm bishtat :

Filloni t’i shpëlani një e nga një.

Tregoni kujdes tek gjethet, duke i hapur dhe vendosur poshtë rrjedhës së ujit.

Nëse ju duken pak të fortë, mund të hiqni disa nga shtresat e para të cilat zakonisht janë dhe më të trashat.

Pritini, lërini në ujë dhe shpëlajini :

Kur përgatisni receta si supa, byrekë apo burani me presh, madhësia ka shumë rëndësi.

Filloni të prisni preshin në rrathë të hollë duke nisur nga kokat.

Futini në një tas të mbushur me ujë dhe ndërrojani disa herë.

Pasi t’i kulloni ujin, t’i thani me pecetë kuzhine.

Si duhet ta ruani preshin :

Frigoriferi është vendi i duhur për të ruajtur preshin që e keni pastruar e qëruar.

Nëse nuk do të përgatisni supë, byrek apo burani, mjafton t’i prisni në gjysmë perimet dhe t’i mbështillni me qese kuzhine.

Nëse e doni për receta, futeni të prerë në rrathë nëpër qese kuzhine ose enë dhe vendosini në frigorifer ose ngrirje.

*PROSTAMID
Per Shqiperi porosit ketu :https://bit.ly/382UDd5
Per Kosove porosit ketu : https://bit.ly/2Omum2p
Per Itali porosit ketu :https://bit.ly/38fEEsg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *